Parlameti grek voton zgjerimin e ujërave në 12 milje, Mitsotakis krenar: Dominojmë në Jon!
Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon. Projektligji u votua me 284 vota “pro” nga 300 ulëse që ka parlamenti gjithsej, pra me më shumë se dy të tretat.

Ky Projektligj, që tashmë u bë ligj pasi kaloi në Kuvendin grek, jep dritën jeshile për zgjerimin e detit territorial në Kretë dhe zona të tjera.

Kujtojmë se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë ditës së sotme në Parlamentin duke mbrojtur projektligjin për zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje në detin Jon dhe Mesdheun Qendror.

Mitsotakis nga salla e Parlamentit gjatë debatit tha se kanë dyfishuar ujërat territoriale dhe theksoi se tashmë janë “zotër” të Jonit, pasi dominojnë.

“Në fillim të 2021 ne ndërmarrim një hap të madh pas vendimit për zgjerimin me 12 milje, është dominimi i detit Jon”, tha kryeministri grek.

“Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori grek është zgjeruar me 10%, jo nga shkëputja e territoreve ose në mënyrë të barabartë nga vendet e tjera. Me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare. Ajo u parapri nga hapi i parë për gjiret e mbyllura dhe përcaktimi i EEZ.

Sot në agimin e vitit 2021 ne hedhim hapin e dytë të madh. Vendi ynë shtrin dominimin e tij në Detin Jon në 12 milje. Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. 4 muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht e përputhshme me të drejtën ndërkombëtare dhe vendin tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe gjetkë, por në një kohë dhe mënyrë që ne do të zgjedhim,” tha ai.
Shtuar më 20/01/2021, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori