Parlamenti voton projektligjiin e dosjeve
Ditën e sotme, Parlamenti do të votojë ligjin e dosjeve. Në axhendën e publikuar në faqen e Parlamentit janë dy draftet e paraqitura në komisione. Ato janë Projektligji “Për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe procesin e lustracionit”, i dorëzuar nga deputetë Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, në bashkëpunim me shoqërinë civile. Jo vetëm kaq por edhe drafti i qeverisë: Projektligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Në draftin e Qeverisë nuk parashikohet lustracioni, pasi sipas mazhorancës, kjo pikë është rrëzuar më herët nga Gjykata Kushtetuese. Ligji i Qeverisë do të mbrohet nga ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, i cili do të flasë sot për herë të fundit në Kuvend, pasi pritet të japë dorëheqjen e të nisë fushatën për zgjedhjet e 21 qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori