Ky është 33 vjeçari që i mori jetën kunatës në Paskuqan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan, ku pas një konflikti kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.

Eredet Çapoku ka goditur me sende të forta 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga krimi në familje në Paskuqan. Sipas grupit hetimor ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar, ndërsa Erdet

Çapoku e ka goditur duke e lënë të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku 30-vjeçe me shkop druri. Autori është shpallur në kërkim nga policia.


Shtuar 10.01.2020 07:32