Parlamenti s'kushtezohet nga shqyrtimi i ankesave, kuvendi do te konstituohet 20 dite pas rezultatit te KQZ
Albeu.com
Parlamenti do te konstituohet edhe nese ne Gjykaten Kushtetuese do te arrije ndonje kerkese per interpretim te ligjit.Ky eshte konstatimi qe vjen nga presidenca, ku ne nje njoftim zyrtar sqarues per afatet ligjore te mbledhjes se Kuvendit dhe te qeverise thuhet se "ne eventualitetin e nje ankimi ne Gjykaten Kushtetuese, presidenti i republikes nuk pengohet per te thirrur mbledhjen e pare te Kuvendit". Sipas ketij njoftimi thuhet se shqyrtimi i ketyre ceshtjeve ne Gjykaten Kushtetuese mund te zgjase me muaj dhe per kete arsye ky shqyrtim mund te pezulloje thirrjen dhe konstituimin e Kuvendit dhe qeverise. "Pasojat qe mund te vijne nga dhenia e vendimit te kesaj gjykate, cilado qofshin ato, nuk mund te ndikojne dhe pengojne konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverise", thuhet ne njoftimin e presidences duke sqaruar gjithashtu se brenda nje afati kohor prej 20 ditesh pas shpalljes se rezultateve nga KQZ-ja dhe marrjes ne shqyrtim te te gjithe ankesave nga Kolegji Zgjedhor, kreu i shtetit mbledh parlamentin. BW
Shtuar më 14/07/2005, ora 01:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori