Parlamenti shqiptar si më parë, me grushta dhe me shqelma
Albeu.com
Pas ngjarjeve të fund korrikut të kaluar, të tjera sherre kanë shoqëruar seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Dy deputetë janë zënë me njëri tjetrin dhe seanca është ndërprerë. Sherri ka ndodhur midis deputetit demokritian Frrok Gjini dhe atij socialist taulant Dedja.Ngjarja ka filluar në momentin kur Gjini ka vendosur një kuti në podiumin e folëses në kuvend, me anë të cilës apelonte për të ndihmuar me para deputetin socialist Arben Malaj, që sipas një sondazhi të Mjaft-it rezultonte si deputeti me më pak të ardhura. Ky gjest ka ngjallur reagimin e deputetit Medja, I cili ka tentuar ta largojë kutinë. Në këto momente mes tyr ejanë shkëmbyer fjalë të ashpra dhe fyese dhe më pas deputeti Gjini ka qëlluar me shqelm deputetin Dedja. Menjëherë pas kësaj është ndërprerë seanca plenare. Sot, pritej që me kërkesën e socialistëve të diskutohej mbi ndalimin e drejpërdrejt të mediave.
Shtuar më 12/10/2006, ora 12:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori