Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Parlamenti shqiptar nuk qetësohet; Berisha fyen, opozita vendos bllokim fizik të tij
Albeu.com
Debatet e shumta midis kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist të Malësia e Madhe Paulin Stërkaj, degjeneruan në fyerje të rënda të drejtuara njëri tjetrit. Në seancën plenare të djeshme, pas fjalës së kryeministrit që akuzoi pothuajse të gjithë grupin parlamentar socialist duke i përshirë të gjithë si anëtarë të krimit dhe korrupsionit, drejt tij ka vërshuar deputeti Stërkaj. Në reagimin e tij, deputeti i Malësisë së Madhe i ka kërkuar kryeministrit që të mos bëjë akuza në grup, por ti specifikojë ato. “Ti jë një kryeministër dhe nuk ke të drejtë të të bësh akuza në grup. Ti duhet tu drejtohesh njerëzve me adresë. Kemi familje, fëmijë dhe nuk mund të flasësh me këtë gjuhë ku të na përfshish të gjithëve. Nëse ke kurajo drejtohu me emra konkretë.”, i ka thënë Stërkaj kryeministrit Berisha, ndërkohë që në atë moment oficerët e gardës ia janë afruar vendit ku ulej vetë zoti Berisha. Menjëherë pas debatit, deputetët e opozitës pretendojnë se kryeministri ka thënë “Bir bushtre” në drejtim të deputetit Stërkaj, ku ky i fundit i është kundërpërgjigjur se “Bushtrën e ke në familje”. Në atë moment ka ndërhyrë menjëherë deputeti Frok Gjini i cili ka larguar zotin Stërkaj për të shmangur një tjetër incident dhune në parlamentin shqiptar. Menjëherë ka ndërhyrë edhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e cila ka ndërprerë seancën
Debatet kanë vazhduar më tej pas një ore, kur kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Pandeli Majko, ka kërkuar falje publike të kryeministrit Berisha, për fjalët që ai përdori. Zoti majko akuzoi Berishën se pa asnjë të drejtë po përfshin në akuzat e tij të rreme dhe të pafaktuara edhe familjet e deputetëve opozitarë, gjë kjo që nuk ndodh në asnjë parlament të botës. Pas mos pranimit të kryeministrit Berisha për të kërkuar falje publike , deputetët socialistë u larguan nga salla.
Ndërkohë në fillim të seancës, socialistët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Berisha, duke paraqitur si fakte konfliktin e madh instuticional që ai ka me presidentin dhe me prokurorin e përgjithshëm. Berisha u kundërpërgjigj duke thënë se PS e mbron Theodhori Sollakun, sepse ky i fundit ka mbrojtur kriminelët socialistë.
Socialistët gjithashtu sot do të grumbullojnë firma për të vendosur një mocion mosbesimi ndaj kryetares, Jozefina Topalli. Grupi dje në mbrëmje ka vedosur edhe bllokimin fizik të kryeministrit, në mënyrë që të mos lejohet të flas më në kuvend nëse nuk do të kërkojë falje publike.
Ramadan Çipuri/START
Shtuar më 17/10/2006, ora 10:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori