Parlamenti shqiptar miraton ligjin per inspektimin financiar
Albeu.com
Deputetët socialistë braktisin seancën e Kuvendit, duke vënë në zbatim vendimin për të kushtëzuar sërish marrëdhënien me legjislativin, ndërkohë që mazhoranca ka votuar me 71 vota pro ligjin për kontrollin dhe menaxhimin e financave.
Deputetët socialistë e kanë cilësuar si antikushtetues këtë ligj dhe sipas tyre ai cënon punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Sipas opozitës inspektimi synon të kontrollojë të gjitha institucionet që menaxhojnë fonde publike, qofshin ato shtetërore apo kompani private.
Shtuar më 08/07/2010, ora 20:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori