SKANDAL/ Skuadra e Serie A dështon me vijat kufizuese

Një situatë sa qesharake aq edhe e çuditshme nga vjen nga Italia dhe më konkretisht Seria A.

Teksa po përgatitej për tu luajtur takimi mes Veronës dhe Xhenovës, një problem jo i vogël u pikas në stadiumin “Antonio Bentegodi”.

Vijat kufizuese ishin dukshëm jo të drejta, veçanërisht zona e penalltisë. Kjo u vu re nga gjyqtari i VAR, që solli edhe shtyrjen e nisjes së takimit me 15 minuta.

Një histori e rrallë kjo që ndodh në një nga pesë ligat kryesore të Evropës dhe pikërisht te skuadra e dy futbollistëve shqiptar, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, që luajnë si zakonisht edhe titullar në këtë duel.


Shtuar 12.01.2020 17:35