Parlamenti shqiptar miratoi Kodin Zgjedhor
Pëlqej
Albeu.com
Parlamenti ka miratuar Kodin e ri Zgjedhor, te hartuar me konsensus mes dy partive kryesore ne vend, PD dhe PS. Nga 118 deputete te pranishem ne salle, 113 votuan pro, 4 abstenuan, ndersa 1 votoi kunder.
Para votimit kreret e grupeve me te medha parlamentare, Valentina Leskaj dhe Astrit Patozi vleresuan se kodi i ri eshte nje garanci per zgjedhjet e ardhshme, ne menyre qe ato te jene te lira dhe te ndershme.

Ndersa deputetet e LSI dhe PDK e kundershtuan ate dhe njoftuan daljen nga greva.

Kodi i ri Zgjedhor ben kalimin e sistemit zgjedhor nga i perzier ne proporcional rajonal i cili e ndan Shqiperine ne 12 qarqe.

Per here te pare transparenca gjate procesit te numrimit te votave, sipas kodit te miratuar, do te garantohet nga monitorimi i kamerave.

Nepermjet ketij kodi behet per here te pare edhe balancimi i komisionit te zgjedhjeve. (tch)
Shtuar më 19/11/2008, ora 14:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori