Parlamenti shqiptar miratoi dy ligje të rëndësishme
Albeu.com
Parlamenti shqiptar me 98 vota "pro" mbrëmë vonë i voti Ligjin për pengimin e larjeve të parave dhe financimin e terrorizmit. Gjithashtu ai parashikon masa që duhet të ndërmarrë Qeveria për pengimin e aktiviteteve të paligjshme të subjekteve financiare.Parlamenti me 68 vota "pro" dhe 38 "kundër" e miratoi edhe Ligjin e komunikimit elektronik në Shqipëri. Kundër ishin edhe deputetët e opozitës.
Sipas ministrit të Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, Sokoll Olldashit, ligji i cili është përgatitur mbi bazën e standardeve më të mira evropiane, parashikon midis të tjerave edhe uljen e çmimit të telefonisë fikse për 40 për qind për një afat prej një viti.
Në seancën e Parlamentit ishin miratuar edhe ndryshime të caktuara në ligjin për falimentim dhe ligjin për tatime.
Shtuar më 20/05/2008, ora 17:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori