Parlamenti shqiptar do të kërkojë pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Komisioni parlamentar shqiptar për Politikën e jashtme po harton një deklaratë ku do të shprehet qëndrimi i Shqipërisë për Kosovën e pavarur.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti Preç Zogaj, tha se "Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme po harton një deklaratë për të shprehur qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të një zgjidhjeje që respekton aspiratat e popullit të Kosovës, për një shtet të pavarur, demokratik dhe europian, që respekton standardet edhe zgjidhjet ndaj minorancave.”. Sipas tij "kjo deklaratë do të bëhet edhe në lidhje me disa qëndrime që lidhen me lojën e shtyrjes së afateve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës".
Deputeti demokrat theksoi se "Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë qëndrimin e qartë dhe pa ekuivoke të Grupit të Kontaktit, që ka deklaruar se referendumi në Serbi dhe statusi i Kosovës nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe janë dy çështje të pavarura". Të njëjtin mendim ka ndarë edhe përfaqësuesi socialist në këtë komision Kastriot Islami, i cili u shpreh se "nuk duhet të ketë më shtyrje të tjera të afateve për përcaktimin e statusit, pasi kjo do të kishte pasoja në cënimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit". start/albeu

Shtuar më 16/11/2006, ora 17:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori