Parlamenti shkarkon Fullanin dhe Golemin
Pëlqej
Kuvendi shkarkon nga detyra Guvernatorin e BSH me 72 vota pro dhe 6 kundër. Njëkohësisht Kuvendi ka shkarkuar edhe Inspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Shkarkimi i tyre është bërë me votim të fshehtë.

Kuvendi i Shqipërisë ka zyrtarizuar tashmë shkarkimin e Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në votimin e fshehtë me elektronikë, pro shkarkimit të Fullanit votuan 72 deputetë, ndërsa 6 deputetë ishin kundër.

Gjithashtu Kuvendi vendosi shkarkimin e Elivar Golemit nga pozicioni i Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Propozimi për shkarkimin e Fullanit nga pozicioni i Guvernatorit të BSH dhe Golemit nga posti i Inspektorit të Përgjithshëm u bë nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe më pas u miratua nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë.

Mbi ta rëndon akuza e "shpërdorimit të detyrës". Fullani dhe Golemi u arrestuan në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria, pas zbulimit të vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. /albeu.com/






Shtuar më 18/09/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori