Parlamenti miraton ligjin për turizmin
Pëlqej
Me 79 vota pro të shumicës dhe 13 kundra nga opozita, Parlamenti miratoi në seancën e tij të fundit për këtë sesion, ligjin e ri për turizmin.

Diskutimi kishte nisur në orën 17:00 në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me diskutimin e projektligjit për turizmin.

Partia Demokratike kishte paralajmëruar më herët votimin kundër këtij projektligji, me argumentin se vërehen shkelje të procedurës parlamentare, dhe se duhet të merren parasysh vërejtjet e mbërritura për draftin.

Në përfundim të seancës, kreu i Kuvendit Ilir Meta u uroi pushimet deputetëve, duke i ftuar ata t’i shfrytëzojnë për qetësim deri në nisje të sesionit të ri të hënën e parë të shtatorit.

“Faleminderit për punën dhe kontributin gjatë seancës së sotme dhe gjatë gjithë këtij sesioni. Ju uroj pushime të mbara, të qetësohemi të gjithë, të reflektojmë dhe me energji të reja pozitive të fillojmë të hënën e parë të shtatorit sesionin e ri”.
Shtuar më 27/07/2015, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori