Parlamenti mblidhet në seancë plenare dy ditë radhazi
Parlamenti mblidhet këtë javë në seancë plenare dy ditë radhazi. Të martën rekuperohet, me të njëjtin rend dite, seance e javës së kaluar që u shty për shkak të humbjes tragjike të deputetit demokrat Sokol Olldashi.

Ndërsa seanca e kësaj së enjteje, 28 nëntor, afrohet të mërkurën për shkak se përkon me një ditë feste. Buxheti faktik i vitit 2012 dhe interpelanca me Kryeministrin Rama e kërkuar nga demokratët në lidhje me shkarkimet në polici, pritet të ndezë debatin politik ditën e martë. Ndërsa të mërkurën duket se palët të bashkohen për hir të integrimit evropian.
Shtuar më 25/11/2013, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori