Shpërthen revolta në një burg në Brazil, merren peng 7 gardianë

“Shpërthimi” i koronavirusit ka sjellë revolta në burgun në Manaus të Brazilit, një qytet në thellësi të Amazonës.

Sipas Reuters, të burgosurit kanë marrë peng shtatë roje burgu.

Arsyeja e rebelimit në burgun e Puraquequara nuk ishte e qartë, por stacionet televizive vendase cituan një video që dyshohet se ishte regjistruar nga një i burgosur i paidentifikuar, i cili u ankua për nxehtësinë dhe mungesë të energjisë elektrike në burg.

Autoriteti i burgut në Manaus, tha se të burgosurit po kërkonin praninë e shtypit dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Manaus është goditur rëndë nga shpërthimi i koronavirusit.

Autoritetet varrosin viktimat në varre masive për shkak të mungesës së arkivoleve.


Shtuar 2.05.2020 17:15