Parlamenti maqedonas miratoi shkurtimet ne buxhetin shteteror
Albeu.com
Kuvendi pasdite, pas debatit tre ditor, miratoi rishikimin e buxhetit, me anë të të cilit shkurtohen shpenzimet buxhetore për 74 milionë euro. Qeveria vendosi që të zvogëlojë shpenzimet për 3,5 për qind, pasi paraprakisht të ...... ardhurat në arkën shtetërore dështuan në masën rreth 5 për qind.

Deputetët opozitarë nuk i pranuan arsyetimet e qeverisë se me rishikimin do të mbahet stabiliteti ekonomik si dhe niveli i pagave, pensioneve dhe asistencës sociale.
“Ne realisht jemi në recesion të vazhdueshëm, nuk ka para në shtet. Ministri i financave duhet të dalë dhe të thotë : qytetarë të nderuar, pronarë dhe biznesmenë kriza akoma është e pranishme në Maqedoni, patjetër të kursejmë, do ti harrojmë të gjitha projektet e çmendura si “Shkupi 2014” ku do të harxhojmë 230 milion euro”, deklaroi Goran Misovski – PRSD.

Deputeti Boris Stojmenov vlerëson se opozita e ka tepruar me kritikat për buxhetin dhe e ka sjellë çështjen deri, siç u shpreh ai, “të jetë apo mos të jetë”.
“Mendoj se zhvillimi nuk ka të bëjë me buxhetin. Zhvillimi i ekonomisë maqedonase është krejtësisht në vend tjetër. Nëse nuk pajtohemi për diçka në rishikimin e buxhetit ai është deficiti i cili është treguar këtu. Për mua deficiti duhet të jetë më i madh, ai është komponent zhvillimor”, tha Boris Stojmenov nga VMRO Makedonska.

BDI-ja e përkrahu rishikimin, dhe si meritë të tyren deputetët përmendën rritjen e fondeve për USHT-në, ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren dhe për Sheshin ‘Skënderbej’ në Shkup.

Shumica gjatë diskutimit për rishikimin e buxhetit nuk pranoi asnjë amendament të opozitës. Deputetët e DR-së të cilët dorëzuan rreth 154 amendamente në shenjë revolte e lanë debatin. (alsat-m)
Shtuar më 14/07/2010, ora 19:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori