Parlamenti maqedonas miratoi ndryshimet e Ligjit per nepunes shteterore
Albeu.com
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 70-të e mbështeti Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit shtetërorë, i fundit nga tre të cilët i kërkon Brukseli në mënyrë që Maqedonia ...... në vjeshtë të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe rekomandim për fillim të negociatave me BE-në, dhe konkludoi që ai të jepet në leximin e mëtutjeshëm.
Qëllimi i ligjit është ndërtimi një administrate shtetërore moderne, profesionale dhe efikase në funksion të realizimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e liruar nga ndikimet politike. Ndryshimet propozohen në bazë të analizës së zbatuar për gjendjen e përhershme dhe fokusohen në pesë sfera dhe atë në përfshirjen e administratës shtetërore, ridefinimin e kompetencave dhe rolin e Agjencisë për nëpunës shtetërorë (ANSH), punësimin e nëpunësve shtetërorë, mobilitetin dhe avancimin e nëpunësve shtetërorë dhe vendosjen e sistemit të karrierës.
Me ndryshimet dukshëm forcohen ingerencat e ANSH-së, ndërsa risi ka edhe në pjesën e përfshirjes me ç'rast disa çështje të caktuara lidhur me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësistë e nëpunësve shtetërorë në organe të caktuara si Agjencia për zbulim, gjyqësi, drejtorinë doganore dhe tatimore dhe gjëra të tjera të theksuara në ligj do të mund të rregullohen ndryshe nga ky ligj, për shkak specifikës së këtyre shërbimeve. Në ligj, saktë janë precizuar titujt udhëheqës dhe profesional, ndërsa punësimi, përveç në konkurs publik, me ndërmarrje apo me zhvendosje, për herë të parë vendoset mundësia që të kryhet edhe në shpallje interne. Sekretarët shtetërorë do të emërohen nga Qeveria me propozim të ministrit, përkatësisht organit drejtues, por me mandat prej pesë viteve.
Ligji për nëpunësit shtetëror është i fundit nga e ashtuquajtura axhenda e BE-së për plotësimin e së cilit insiston KE. Deputetët para pushimit verore votuan Ligjin për financimin e partive politike, ndërsa më 17 -in e këtij muaji edhe Ligjin për Kuvendin. /mia/
Shtuar më 26/08/2009, ora 20:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori