Parlamenti i ri kushton më pak se rikonstruksioni i aktualit
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Berisha garantoi shqiptarët se qeveria nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë më tepër sesa do të shpenzonte për rikonstruksionin e godinës aktuale të saj.

Kështu është shprehur në mbledhjen e komitetit shtetëror ku do të vendoset për prishjen e piramidës dhe ndërtimin e parlamentit të ri. Sipas tij rikontruksioni i godinës aktuale të kuvendit shkonte 25 përqind më shumë se se ndërtimi i godinës së re të Parlamentit së bashku me ndërtimin e godinës së Gjykatës së Lartë.

Ai gjithashtu theksoi se tani është koha për ndërtimin e godinës së re, sepse ambientet aktuale të parlamentit janë të shpërndara në vende të ndryshme. Më tej kryeministri Berisha theksoi se me këtë vendim parlamenti bëhet me ndërtesën më moderne të qeverisë duke shtuar se vendimi i sotëm zgjidh problemet madhore të institucioneve si parmanenti, pallati i drejtësisë dhe teatri kombëtar.

Më tej, kryeministri theksoi se gjatë diktaturës komuniste u shembën shumë ndërtesa me vlera kulturore historike.“Në historinë 50-vjeçare të diktaturës u shemb Tirana dhe qendra e saj. U prishën në themele institucione kulturore shekullore për të ndërtuar katrahura mongolonike.

Të shembësh xhaminë, dhe për për më tepër ndërtesën më të bukur të qytetit, bashkinë, për të ndërtuar një muze ku kalimtarët kthejnë kokën për shkak të arkitekturës së tij do të thotë të kesh rënë plotësisht në një pararojë të totalitarizmit”, u shpreh kryeministri. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori