Parlamenti i Maqedonise denoi genocidin ne Srebrenice
Albeu.com
Maqedonia dënon genocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe në Bosnjë Hercegovinë, kanë vrarë 8 mijë burra e djem myslimanë në korrik të vitit 1995, në mizorinë më të madhe në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar dje deklaratën, me të cilën 11 korriku shpallet Ditë e përkujtimit për genocidin në Srebrencië.

Kjo deklaratë u miratua pas deklaratës së ngjashme të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2009, e cila e ka shpallur Ditën e përkujtimit dhe ka ftuar vendet evropiane ta mbështesin këtë deklaratë.

Dokumenti në Parlamentin e Maqedonisë u mbështet nga 70 deputetë, ndërsa vetëm një deputet i Partisë së Serbëve në Maqedoni votoi kundër, raporton AFP. (rel/albeu)
Shtuar më 05/02/2010, ora 18:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori