Parlamenti i Maqedonise, 14 deputete se kane cele gojen
Albeu.com
Nga gjithsej 120 deputetë 14 prej tyre nuk e kanë thënë asnjë fjalë në Parlament, ndërsa vetëm 16 prej tyre kanë qenë prezent në të gjitha seancat plenare.Ky është raporti i katërt dhe i fundit i Asociacionit “Most” mbi punën e Parlamentit dhe deputetëve për periudhën qershor-dhjetor 2008. Ndërkohë mungesa të paarsyeshme ka më së shumti deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Hisen Xhemaili, ndërsa mungesa me arsyetim më së shumti kanë Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). “Numri i përgjithshëm i atyre që nuk kanë marrë fjalën asnjëherë është 14. Më së shumti ka diskutuar deputeti i LSDM-së, Jani Makraduli. Numër më të madh të ndërhyrjeve procedurale me gjithsej 53 ka pasur deputetja opozitare Cvetanka Ivanova. Më së shumti mungesë të paarsyeshme nga seancat parlamentare ka deputeti Xhemaili 24, ndërsa mungesa të arsyeshme kanë deputetët Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaçi nga 57”, theksoi Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i Asociacionit qytetar “Most”. Për nevojat e projektit “Deputeti im”, më kërkesë të Asociacionit qytetar “Most”, Instituti për Demokraci ka kryer një hulumtim të mendimit publik. Ky hulumtim është bërë në fillim të janarit dhe në të janë përfshirë disa pyetje që kanë të bëjnë kryesisht me punën e Parlamentit. Në pyetjen “A vlerësoni se Parlamenti është i pavarur nga Qeveria në procedurën e miratimit të ligjeve?, pjesa më e madhen e të anketuarve 42.1 për qind janë shprehur se nuk është i pavarur, 25,9 për qind janë në hamendje, ndërsa vetëm 8.6 për qind e të anketuarve janë shprehur se Parlamenti është i pavarur nga Qeveria”, shtoi Aleksov. Sipas tij, qëllimi i këtij raporti është që të prezantojë të dhëna për punën e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit në institucionin ligjvënës. Pjesa më me madhe e të dhënave është zyrtare, të marra nga ana e Parlamentit të Maqedonisë. (nga Bekim Buçi, Lajm)
Shtuar më 01/02/2009, ora 17:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori