Parlamenti i Kosoves do te debatoje sot per ceshtjen e te pagjetureve
Albeu.com
Kuvendi i Kosoves pritet te dale sot me nje deklarate, ose rezolute per personat e pagjetur. Njoftimi u be ne fund te debatit te djeshem parlamentar.Pergjithesisht, deputetet kerkuan qe zbardhja e fatit te personave te pagjetur te jete kusht per cfaredo dialogu me Beogradin dhe Kuvendi te percaktoje me ligj statusin e tyre dhe familjeve te tyre. Ne rend dite te Kuvendit eshte edhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe interpelanca e kryeministrit Bajram Kosumi. Nderkohe Kuvendi i Kosoves gjate tere seances se djeshme debatoi per ceshtjen e personave te pagjetur. Ne fjalen e tij para deputeteve Kryeministri Bajram Kosumi u beri thirrje qendrave nderkombetare te vendimammarjes per te shtuar presionin mbi Beogradin per zbardhjen e fatit te personave te pagjetur. Sipas tij kjo ceshtje humane mund te zgjidhet vetem me nje presion te fuqishem mbi qeverine e Beogradit. "Deri tani Qeveria e Beogradit nuk ka treguar nje vullnet te duhur per te zbardhur kete ceshtje, ose ka treguar aq vullnet sa ta perdore edhe kete ceshtje per hesape te veta politike. Por, qeveria e Kosoves mbetet thelbesisht e perkushtuar qe kjo ceshtje eshte thellesisht humanitare e jo politike". Ai tha se Qeveria e Kosoves eshte e angazhuar per zgjidhjen e ceshtjes se personave te pagjetur, duke theksuar se ajo do te vazhdoje te beje gjithcka qe eshte e mundur per zbardhjen sa me te shpejte te fatit te tyre. radio kosova
Shtuar më 22/07/2005, ora 16:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori