Parlamenti Evropian miraton raportin per Maqedonine
Albeu.com
Parlamenti Evropian miratoi raportin e eurodeputetit slloven Zoran Taler, i cili i rekomandon Këshillit të BE-së që në takimin e muajit mars të caktojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim e Maqedonisë në BE.
Raporti ka marrë shumicën e votave të eurodeputetëve, nga 548 vota, vetëm 45 kanë qenë kundër dhe 35 abstebuan. Mirëpo edhe përkundër këtij sinjali pozitiv, sërish është potencuar nevoja e zgjidhjes urgjente të kontestit të emrit me Greqinë. Shefi i diplomacisë së Spanjës, Diego Lopez Garido, vendi i të cilit po kryeson me BE-në ka theksuar se pa zgjidhjen e emrit IRJM nuk mund të fillojë negociatat me BE-në gjatë këtyre gjashtë muajve.

Evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fule në diskutimin e tij ka deklaruar se IRJM ka qenë në rrugë të mirë sa i përket reformave gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë lidhur me situatën e brendshme, eurodeputeti britanik Majkl Kashman ka kritikuar mosrespektimin e bashkësive etnike të margjinalizuara në Maqedoni.
Shtuar më 10/02/2010, ora 23:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori