Parlamenti Europian: Shqipëria të shmangë krizën politike
Parlamenti Europian i kërkon politikës shqiptare të shmangë krizën e mëtejshme.

Në raport progresin për Shqipërinë të paraqitur në Parlamentin Europian të paraqitur nga dy raportuesit Knut Flekenshtejn dhe Eduard Kukan është nënvizuar progresi i bërë në disa fusha, por nga ana tjetër kryefjalë e raportit mbetet klima e polarizuar politike.

“Klasa politike duhet të mbajë parasysh se integrimi është përgjegjësi e përbashkët, është një shans për qytetarët, por duhet shumë vullnet për më shumë reforma në gjyqësor, për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit” – ka deklaruar në fjalën e tij Eduard Kukan.

Ai i konsideroi zgjedhjet e 21 qershorit një test për reformën administrative, por edhe për politikanët sa i përket respektimit të disa parimeve bazë.

I pyetur se si mund të ndihmohet dsialogu politik, Eduard Kukan theksoi se ” ne eurodeputetët duhet të jemi më të angazhuar me politikanët shqiprtarë, për të folur me ta e për tu shpjeguar se opinionet e ndryshme nuk janë krim, por duhen diskutuar sëbashku. Të ulen të bisedojnë e të përdorin argumentat në mënyrë normale e të civilizuar”.

Ndërsa Knut Flekenshtajn ka nxitur Shqipërinë dhe Serbinë që të jenë partnere të mira në rajon si dy vende jetike për Ballkanin.
Eurodeptuetetja Monika Macovei, vërejti me shqetësim se politika shqiptare mban të njëjtin qendrim në vite, bojkote- ankesa, qëndirme të ashpra ndaj një-tjetrit.

“Shumë pak kemi parë qeverisje në interes të njerëzve dhe këta të fundit shumë pak i besojnë klasës politike. Unë dua tu them shqiptarëve se ne punojmë për ta, e jo për të mirën e politikanëve. Ata duhet tua thonë politikës së tyre se çfarë po bëjnë gabim. Partitë politike të jenë sëbashku për të mirën e shqiptarëve”, tha Macovei.

Ndërkaq eurodeputetë të tjerë u ndalën në disa çëshje, siç është largim i shqiptarëve për azil në vendet europiane, marrëdhëniet me minoritetet, deklaratat nacionaliste, etj.
Shtuar më 29/04/2015, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori