Parku Logjistik i Tiranës hap dyertë për biznesin
Pëlqej
Tirana Logistic Park, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë e modernët në Ballkan hap dyert për biznesin. Ceremonia e përurimit u organizua dje në Tiranë, pas përfundimit të fazës së parë të këtij projekti.



Përfundimi i fazës së parë të Tirana Logistic Park konsiderohet nga të gjithë ekspertët e ekonomisë si një zhvillim mjaft i rëndësishëm, pasi i ofron një sektori të gjerë biznesesh lehtësi dhe shërbime që më parë ose nuk ekzistonin, ose ishin të standardeve të ulëta.


Parku Logjistik i Tiranës, përfaqëson projektin e ndërtimit dhe dhënies me qira të 5 magazinave dhe objekteve industriale të “Klasit A”, në zonën më të madhe industriale të Shqipërisë, në autostradën Tiranë-Durrës. Me një sipërfaqe neto ndërtimi prej 80’000 m2, zhvilluar në një hapësire totale prej 200 000 m2, Tirana Logistic Park është projekti i parë logjistik dhe industrial në Shqipëri që do të ofrojë jo vetëm ambiente industriale dhe magazinuese të cilësisë së lartë, por dhe shërbimet e plota logjistike për një gamë të madhe biznesesh. Ky investim është realizuar nga bashkëpunimi i Grupit Balfin me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes dhe kompaninë e ndërtimit AlbStar. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori