Parku Detar Karaburun- Sazan, një pasuri unike (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Fondi Boteror per Jetën e Egër realizoi në Orikum një takim me banorë, përfaqësues të biznesit të turizmit dhe specialistë të ujërave dhe mbrojtjes së parkut për të bërë vlerësimin e përfitimeve që i vijnë komunitetit nga Parku Kombetar detar i Karaburun-Sazanit.

Bashkëpunimi në vijimësi synon mbledhjen e të dhënave që do të ndihmojë institucionet qendrore dhe vendore në krahasimin e informacioneve dhe përgjatë fazës së përgatitjes së planeve menaxhuese të parqeve.

Pjesëmarrësit ndihmuan në identifikimin e përfitimeve shumëplanëshe që vijnë nga larmia e jetës së egër në Parkun e Karaburun-Sazanit dhe shfrytëzimi i pasurive ujore për peshkimin, nga turizmi bregdetar dhe ai i natyrës si dhe përfimet nga kullotat për blegtorinë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori