Parkimi i gabuar i Merdeces-it i kushton shtrenjtë shqiptarit në Itali
Parkimi i gabuar i makinësItali i ka kushtuar shtrenjt një shqiptari.

Ka mjaftuar një telefonatë e një prej banorëve, për parkimin para portës së tij të makinës Mercedes të shqiptarit që të mbërrijnë në vend forcat e policisë.

Teksa ata ishin gati ta lëviznin makinën, ka mbërritur shqiptari duke thënë se mjeti në fjalë ishte i tiji.

Por, teksa policia i ka kërkuar letrat, shqiptari ka dhënë patentë shqiptare, por makina nuk rezultonte e tij, por e një tjetër shqiptari, shkruan Panorama.

Kështu ai u përball jo vetëm me gjobë për parkimin, por i morën edhe makinën, pasi rezulton se ka qarkulluar me të për më shumë se 6 muaj në Itali, pa pasur dokumentet në rregull.

Makina iu konfiskua deri në sqarimin e plotë të situatës dhe shlyerjes së detyrimeve. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori