Parkimet vend e pavend, policia 478 gjoba brenda ditës
Policia Rrugore e Tiranës publikon një tjetër video, ku pasqyron punën e saj të përditshme, teksa këtë herë vihet në dukje jo më shkelja e semaforit, aty ku ka vijëzime këmbësorësh, por parkimi i gabuar vend e pavend.

Edhe pse pranon se hapësirat për parkim në kryeqytet janë problem, duke parë numrin jashtëzakonisht të madh të automjeteve që qarkullojnë, policia shprehet se nuk ka absolutisht asnjë justifikim për të parkuar ku të mundesh…thjesht për të konsumuar një kafe.

Parkimet në trotuare, në rresht të dytë, në vendkalim këmbësorësh, në korsitë e dedikuara apo në vendet e rezervuara për mjetet e shërbimit publik nuk janë raste sporadike”, raporton policia.

Sipas Rrugores, janë plot 478 raste mjetesh të konstatuara për këtë shkelje brenda vetëm një dite.

Në fund, policia u bën thirrje qytetarëve për më shumë përgjegjshmëri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, e sigurisht edhe bindje ndaj rregullave të qarkullimit rrugor.
Shtuar më 20/01/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori