Ish-deputeti
socialist, Arben
Ndoka ka marrë gjatë këtyre ditëve edhe mbështetjen e disa prej kolegëve të tij të grupit
parlamentar të PS-ë.
Pas dorëzimit të mandatit të
deputetit, Arben
Ndoka ka marrë mbështetjen e disa kolegëve të grupit
parlamentar të PS-së. Emri i ish¬
deputetit u përmend sërish të premten, për shkak të një kallëzimi që bëri ILDKP për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Ndërkohë përmes një statusi në profilin e tij në Facebook,
Ndoka sqaron se pasurinë e tij e kishte vënë me biznes të ligjshëm dhe të ndershëm, një ndër komentet mbështetëse në këtë status ishte dhe i
deputetit socialist i Kavajës, Parid
Cara.
"Beno, me kurajë dhe qetësi do të dalësh nga kjo situatë me kokën lart. Kush të njeh, e dinë mirë se kështu do të ndodhë. Të jam afër vlla", – shkruante, deputeti
socialist,
Cara, që gjithashtu ka ardhur në PS nga bota e biznesit, zgjedhje e kryetarit të partisë, Edi Rama.
Gjithashtu kreu i grupit
parlamentar, Gramoz Ruçi ka deklaruar se e përshëndeste vendimin e Ndokës për të dorëzuar mandatin dhe për të vijuar zgjidhjen e problemeve me drejtësinë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2015,
ora 08:22