Parcelë me kanabis, policia ndalon kryeplakun në Malësinë e Madhe
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 180 bimë narkotike me gjatë 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjatë një aksioni në Malësinë e Madhe në fshatin Vuçë, policia ka zbuluar një parcelë me siperfaqe 225 m2, ku u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 180 bimë narkotike me gjatesi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S. V., 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi:

P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Vuçë.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër.

Më datë 02.06.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në fshatin Vuçë, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, në vendin e quajtur ““Lugu i Mollës”, ambient i hapur i administruar nga shtetasi S. V, gjatë kontrollit të territorit, në 1 parcele me siperfaqe 225 m2, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 180 bimë narkotike me gjatesi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S. V., 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi:

P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Vuçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e "Moskallëzimi i krimit" te parashikuara nga nenet 284 e 300 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2017, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori