Parashikimi i tmerrshëm i Ramës për fundin e Kryemadhit
Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer aspak ironinë ndaj Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi duke e krahasuar atë me Eleonorën e Komunës së Parisit në Tiranë.

"Mua Kryemadhi më shumë më kujton Eleonorën e Komunës së Parisit se sa Avni Rustemin"., tha Rama kur u pyet në lidhje me akuzat dhe qasjet agresive të ditëve të fundit të Kryemadhit ndaj tij.

Eleonora ishte një grua që e shpalli veten të shenjtë duke mbledhur pas vetes dhe ndjekës, ndërkohë që kishte ngritur edhe një tempull në periferi të Tiranës.

Por, në vitin 2011 ajo u gjet e vdekur në rrethana misterioze në shtëpinë e saj ku u tha se kreu vetëvrasje.

Duket i çuditshëm ky krahasim i Ramës ndaj Kryemadhit aq më tepër kur marrim parasysh edhe fundin e Eleonorës, gjë e cila duket se ka rrituar edhe drejtuesen e LSI-së, ecila ka reaguar mjaft ashpër. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori