Parashikimi i motit, sot duhet të keni kujdes sidomos në ... (FOTO LAJM)

Dita e sotme parashikohet të jetë edhe dita më e nxehtë e kësaj jave.

Pas ditëve të freskëta, vapa është rikthyer në vend.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e martë dhe e mërkura do të jenë më të nxehtat e kësaj jave duke arritur temperatura deri në 37 gradë celsius.

Dita më e nxehtë për këtë javë parashikohet të jetë e Marta dhe e Mërkura ku termometri maksimal pritet të shënoi vlerën e 37°C.

Moti do të jetë i kthjellët e vranësirat kalimtare do të behën prezent në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës dhe pasdites.
Shtuar më 23/07/2019, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori