Parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Pjesa e parë ditës do të jetë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por orët e mesditës do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në veri- qendër.

Po ashtu edhe pasditja pritet të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezent në të gjithë ultësirën perëndimore por zonat malore përgjatë kufirit lindor do të dominohen nga moti i vranët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të mbeten të pandryshueshme duke ruajtur vlera e tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga perëndimor dhe veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare dallgëzimi do të arrije deri në 2 ballë. /Albeu.com/
Shtuar më 01/10/2016, ora 07:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori