Parashikimi i motit për ditën e sotme
Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore e qendrore duke rrezikuar shira afat-shkurtër. Orët e pasdites do të sjellin shtim të vanësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar shira të karakterit lokal.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore e verilindore. Edhe gjatë natës moti do të mbetet i paqëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë./Albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 07:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori