Parashikimi i motit për nesër: Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu
Ditën e nesërme (25 shtator), zonat jugore do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta.

Sipas Meteoalb, qendra dhe veriu do të kenë zhvillim të vranesirave here pas here duke sjellë rrebeshe të pakta shiu, ku në zonat malore rreshjet do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtesi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim.
Shtuar më 24/09/2020, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori