Parashikimi i motit, e shtunë 8 korrik 2017
Kthjellimet do të dominojnë zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore veriore deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, në këto zona.

Orët e pasdites, do të mbeten me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37º C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 08:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori