Parashikimi i motit, e shtunë 10 qershor 2017
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore.

Pjesa e dyte e ditës, do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të karakterit lokal, në zonat veriore ku shirat do të jenë sërish rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor - jugperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2017, ora 07:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori