Juventus-Fiorentina dhe derbi i Madonnina, kur luhen gjysmefinalet e Kupës

Janë mësuar oraret e ndeshjeve të kthimit në gjysmëfinalet e Kupë së Italisë.

Kështu, më 19 prill Interi do të presë Milanin nga ora 21:00. Takimi i parë mes tyre ka përfunduar në barazim pa gola.

Gjysmëfinalja tjetër luhet më 20 prill, në të njëjtën orë si derbi i Milanos. Juventusi do kërkojë finalen kundër Fiorentinës dhe ndeshjen e parë në Firence e ka fituar 1-0. /h.ll/albeu.com


Shtuar 21.03.2022 20:35