Parashikimi i motit, e premte 15 shtator 2017
Territori shqiptar mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në ekstremin verior të vendit.

Pasditja do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat jugore e qendrore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 30 - 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgëzim deri 2 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 08:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori