Parashikimi i motit, e mërkurë 21 qershor 2017
Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin sërish më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës duke përfshirë edhe natën do të mbeten me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket situate termike, temperaturat e ajrit nuk pritet të kenë ndryshime duke qëndruar konstante në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2017, ora 08:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori