Parashikimi i motit, e mërkurë 14 qershor 2017
Dita e nesërme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave në zonat verilindore- juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbetet pjesa tjetër e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë serish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të arrije deri në 36 gradë celsius. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2017, ora 08:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori