Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe
vranësira të lehta ndërsa me
vranësira të dendura dhe flokë dëbore do të paraqitet moti për
zonat malore verilindore dhe juglindore.
Pjesa e dytë e
ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit. I ftohti do të mbetet prezent edhe gjatë
ditës së sotme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme duke bërë që shumë zona të vendit të jenë të ftohta. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./Albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017,
ora 07:10