Aksident në Elbasan, makina merr përpara një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.

Në lagjen “28 Nëtori” shtetasi I.K, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen M.S.

Gruaja është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal të Elbasanit, teksa nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan – Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 27.05.2022 09:28