Parashikimi i motit, e diel 5 shkurt 2017
Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga vranësiradendura dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, më të dendurazonat veriore dhe qendrore. Gjatë orëve të mesditës do të ketë pakësim të shirave në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të dobët zonat malore lindore. Gjate natës i gjithë territorit i vendit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 27 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Shtuar më 05/02/2017, ora 07:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori