Shkrumbohet nga flakët makina në kryeqytet

Një automjet është djegur plotësisht pak pas mesnate në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:45, në rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetases B.B.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Shtuar 24.08.2020 09:13