Paraqiten projektet për unazën e re të Tiranës
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
Këshilli i Rregullimit të Territorit miratoi ndërtimin e dy segmenteve të unazës së re të Tiranës. Projektet për ndërtimin e unzës së madhe të Tiranës u paraqitën të hënën në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit. Projektet janë konsideruar shumë serioze dhe do të krijonin mundësinë për të eliminuar trafikun mjaft të rënduar të kryeqytetit shqiptarë.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili mori pjesë në mbledhje i kërkoi kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të nisë ndërtimin e unazës së madhe ose qeveria vetë do të ndërhyjë për ta ndërtuar atë. Sipas Berishës, përjashtuar disa akse kryesore, rrugët e Tranës nuk kanë krahasim me rrugët e fshatrave që ka bërë qeveria e tij.

Kryeministri theksoi se mazhoranca është e interesuar për ta ndryshuar Tiranën në vitet që vijnë.

Kryeministri Berisha, akuzoi kryetarin e bashkisë, Edi Rama për zvarritje të ndërtimit të unazës së re.

Kryeministri Berisha tha në mbledhje se Banka Evropiane për Zhvillim ka premtuar që në vitin 2007 financimin e Unazës, por bashkia e kryesuar nga Rama, nuk ka dashur sipas Berishës të bëjë një projekt të përbashkët me qeverinë.

Ndërtimi i unazës kërkon bashkëpunim midis qeverisë dhe bashkisë së Tiranës sepse një pjesë e zonës ku do të kalojë është nën autoritetin e qeverisë qendrore dhe tjetra nën autoritetin e qeverisë lokale.

Berisha tha se qeveria po bën ndërtimin e një pjesë e unazës nga Sauku drejt Shkollës Teknologjike deri në zonën që është nën autoritetin e bashkisë.
Shtuar më 15/11/2010, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori