Parandalohet tragjedia, turisja gjermane ngec në kanionin e Osumit
Një turiste gjermane ka mbetur e bllokuar në lumin Osum, poshtë kanioneve.

Por ndërhyrja në kohë e Policisë e shpëton duke e nxjerrë nga aty pa asnjë lëndim fizik

Policia njofton:

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur "Ura e Blezënckës" në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t'i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.

Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2018, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori