Një ngjarje tragjike është parandaluar mesditën e sotme në Karaburun.
Sipas burimeve zyrtare, 3 peshkatarë kanë rrezikuar të
mbyteshin me mjetin e tyre tip skaf plastik.
Menjëherë pas njoftimit,
Delta Force dhe Policia
Kufitare e Vlorës iu ka ardhur në ndihmë
peshkatarëve të cilët tashmë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Delta Force dhe Policia
Kufitare Vlorë i’u ka ardhur në ndihmë 3
peshkatarëve të cilët rrezikuan të
mbyteshin në det.
Pas njoftimit të marrë rreth orës 14:30, se në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Shën Vasil”, 3 peshkatarë po rrezikoheshin të
mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik, menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga
Delta Force dhe Policia
Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë në adresën e dhënë nga peshkatarët.
Shërbimet policore sapo mbërritën në vend, bënë të mundur shpëtimin e 3
peshkatarëve Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i
peshkatarëve është përmbysur dhe fundon në det.
Tre peshkatarët kanë falenderuar shërbimet e
Delta Forcë dhe Policisë
Kufitare për reagimin e shpejtë duke ju dhënë ndihmë në kohë.
Shtuar më 09/03/2020,
ora 19:03