Rritet çmimi i naftës edhe në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojë pas mesnatës

Prej mesnatës çmimi i naftës do të shtrenjtohet për dy denarë, në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i benzinës do të ngel i njëjtë.

Kjo sot u vendos në mbledhjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 111,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 113,50 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 109,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 105,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 56,317 (denarë/kilogram)/alsat


Shtuar 17.06.2022 15:27