Policia e Fierit ka arrestuar dy vellezer pas një sherri që kanë pasur me
njëri tjetrin, ku janë goditue me
sende të forta.
Mësohet se shkak janë bërë konfliktet për shkaqe të pronësisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë
Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas,
Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur
njëri tjetrin me
sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier për veprën penale “Dhunë në familje””, njofton Policia e Fierit.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 10:06