Policia e Burrelit ka evidentuar dhe parandaluar plasjen e një sasie tritoli e pikasur në lagjen "Partizani" të qytetit
Burrel në katin e 5 të një pallati.
Rreth 200 gramë tritol janë gjetur në derën e shtëpisë së një mësuesi në shkollën 9-vjeçare "Ilia Çiçi" në
Burrel.
Në katin e pestë të pallatit ku banonte Avni Canameti familjarët kanë gjetur sasinë e tritolit. -
Sipas policisë
lënda plasëse nuk ka shpërthyer pasi grupi
hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol me peshë 200 gram.
Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit që ka kryer këtë akt./albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017,
ora 11:54